Sekretar Shtetëror

Gjorgji Vlajnkinoski

Gjorgji Vlajnkinoski

Sekretar shtetëror në Ministria e administratës publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjorgji Vlajnkinoski është nga Vevçani, i lindur më 28 shkurt 1987. Arsimin fillor e ka përfunduar në vendlindjen e tij Vevçani, ndërsa arsimin e mesëm në Shkup.

 

Studimet e larta dhe ato master i ka ndjekur në Fakultetin Juridik "Justinjani i Parë" në Shkup, në kuadër të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", ku ka diplomuar dhe më pas ka fituar gradën akademike magjistër i shkencave juridike në fushën e të drejtës kushtetuese.

 

Karrierën profesionale e ka filluar në Komunën e Vevçanit, ku ka punuar për më shumë se 15 vite në pozita dhe projekte të ndryshme, me fokus të fortë në zhvillimin lokal, qeverisjen e mirë dhe përfshirjen qytetare. Gjatë angazhimit të tij, është dalluar edhe për aktivizmin sindikal, ku ka qenë anëtar aktiv dhe ka ushtruar funksionin e kryetarit të organizatës sindikale të komunës, duke përfaqësuar interesat e të punësuarve dhe përmirësuar të drejtat e tyre të punës.

 

Në Ministrinë e Administratës Publike kalon në funksionin shef i Sektorit për gjithëpërfshirje, analiza, planifikim dhe inovacione në sektorin publik.

 

Më 19 qershor 2025 është emëruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike. Emërimi i tij përkon me fillimin e një procesi të ri reformues në administratën publike, i orientuar drejt profesionalizimit, digjitalizimit dhe rritjes së llogaridhënies në institucione.

 

Gjorgji Vlajnkinoski ka marrë pjesë në shumë trajnime, seminare dhe konferenca në fushat e të drejtës administrative, administratës, sistemit kushtetues, të drejtave të njeriut, planifikimit strategjik dhe inovacioneve në sektorin publik. Ai posedon disa certifikata dhe qasja e tij karakterizohet me përkushtim, përpikmëri, ndershmëri, gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv me të gjithë palët e interesuara.

Accessibility Menu