Ministria e Administratës Publike, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe fushatën e shpallur më parë nën moton: "Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore", vazhdon me procesin konsultativ të përgatitjes së:
- projektligjit për nëpunësit administrativë,
- projektligjit për punonjësit në sektorin publik dhe
- projektligjit për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë.
Për këtë qëllim, Ministria e Administratës Publike, me mbështetjen e Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ZELS, në kuadër të fushatës "TË GJITHË SË BASHKU PËR NJË ADMINISTRATË PUBLIKE PROFESIONALE DHE CILËSORE", organizon një diskutim mbi projektligjet me pjesëmarrjen e administratës komunale. Diskutimi do të mbahet më 30.08.2024 (e premte) në ambientet e ZELS, Shkup, duke filluar nga ora 10:00.
Eventi do të trajtojë sfidat kryesore në sfera të ndryshme të punës së administratës dhe institucioneve të sektorit publik, por do të diskutojë edhe zgjidhjet më të fundit ligjore të propozuara në fushën që po e rihapim për publikun në drejtim të zgjidhjeve me cilësi më të lartë për rregullimin e punës së administratës publike.