Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, dhe Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, do të nënshkruajnë nesër, më 27 korrik 2023 (e enjte), një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e dixhitalizimit dhe sigurisë së informacionit.
Eventi do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Ministrisë së Brendshme (Zyra e Ministrit), duke filluar nga ora 13:45.
Ju ftojmë ta ndiqni eventin.
Faleminderit për interesin tuaj!