I nderuar Zotëri/Zonjë,
Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës në bashkëpunim me SIGMA-n, më 20 shtator 2023 (e mërkurë), në hotelin Marriott, duke filluar nga ora 10:00, organizon eventin: "Administratë Publike Moderne, Efikase dhe e Dixhitalizuar: Vizioni 2030. Ofrimi i Shërbimeve Publike më të Mira për Qytetarët dhe Sektorin Privat".
Në këtë aktivitet do të prezantohet Strategjia e re e Reformës së Administratës Publike (2023-2030), procesi i zhvillimit dhe mekanizmat e zbatimit dhe monitorimit, si dhe qëllimet dhe prioritetet kryesore deri në vitin 2030 sipas fushave prioritare.
Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Azir Aliu, do të mbajë një fjalë hyrëse.
Në këtë aktivitet do të flasë edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski (përmes një konference telefonike).
Ne i ftojmë mediat tuaja të mbulojnë ngjarjen.
Faleminderit për interesin tuaj.