Më 05.03.2023 (e hënë), Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Azir Aliu, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexiti, Zëvendëskryeministrin e Parë, Artan Grubi, Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së Regjistrimit Civil, Emir Sulejmani, dhe Drejtorin e Gjinekologjisë, Dr. Bashkim Ismaili, do të promovojnë shërbimin e ri online: regjistrimin elektronik të një të porsalinduri.
Promovimi i shërbimit elektronik do të mbahet në Spitalin Gjinekologjik dhe Obstetrik - Çair, duke filluar nga ora 12:00.
Ftojmë mediat tuaja të ndjekin eventin!
Faleminderit për interesin tuaj!