I nderuar Zotëri/Zonjë,
Ju informojmë se Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe gjashtë ambasadat franceze në Ballkanin Perëndimor po zbatojnë një iniciativë të përbashkët, që synon të lehtësojë dhe mbështesë pjesëmarrjen e nëpunësve publikë nga rajoni në kurse të shkurtra trajnimi të ofruara nga Instituti Kombëtar Francez i Administratës Publike (INSP – Institut National du Service Public).
Përmes kësaj iniciative, dy pjesëmarrës nga secila administratë do të marrin mbështetje për të marrë pjesë në një nga tre kurset e trajnimit nga katalogu i INSP për vitin 2025, të cilat do të mbahen të gjitha në anglisht. Trajnimet do të zhvillohen në Paris në gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe do të zgjasin pesë ditë. Shpenzimet e pjesëmarrjes (shkollimi, shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe dietat) do të mbulohen nga ambasadat përkatëse franceze dhe ReSPA.
Thirrjen për aplikime mund ta gjeni në link:
Announcement INSP- ReSPA training prog WB.pdf
i cili përshkruan procedurën e aplikimit dhe përmban të gjitha detajet përkatëse. Shkurt, çdo kandidat i interesuar duhet së pari të riregjistrohet online nëpërmjet faqes së internetit të INSP-së dhe më pas të dorëzojë aplikimin e plotë (së bashku me dokumentacionin e kërkuar) në Ambasadën Franceze përkatëse jo më vonë se 23 maji 2025.
Procesi i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nga ambasadat.
Ky program është konceptuar si pjesë e bashkëpunimit strategjik midis ReSPA-s dhe administratës franceze, me qëllim nxitjen e një dinamike rajonale bashkëpunimi me ambasadat franceze në Ballkanin Perëndimor dhe hedhjen e themeleve për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.