Sot, më 8 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, nderojmë dhe shprehim mirënjohjen për qëndresën dhe përkushtimin e komunitetit rom në përpjekjet e tij për arritjen e drejtësisë, barazisë dhe përfshirjes sociale. Ky ditë është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme dhe të përbashkëta në luftën kundër diskriminimit, përjashtimit shoqëror dhe paragjykimeve.
Ministria e Administratës Publike mbetet plotësisht e angazhuar në krijimin e një shërbimi publik inkluziv, të drejtë dhe transparent, që do të sigurojë akses të barabartë në shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, në përputhje me parimet e një shoqërie demokratike.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!