Zëvendësministri i Administratës Publike, Laze Jakimoski, mori pjesë në themelimin e trupit ndërsektorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.
Formimi i këtij trupi është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar në mënyrë efektive korrupsionin, i cili përbën një nga sfidat më të mëdha për çdo shoqëri.
Ministria e Administratës Publike, si pjesë e këtij ekipi, do të vazhdojë me përkushtim maksimal për të avancuar transparencën, integritetin dhe përgjegjshmërinë në administratën publike. Vetëm përmes një veprimi të përbashkët dhe të vendosur mund të ndërtojmë institucione në të cilat qytetarët do të kenë besim.