Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Petra Drexler.
Pika kryesore e takimit ishte mundësia për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilaterale ndërmjet dy shteteve, me theks në reformat në administratën publike dhe përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve publike.
Ministri Minçev theksoi angazhimin e Ministrisë së Administratës Publike për zbatimin e shërbimeve moderne dhe të dixhitalizuara, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve një qasje më të shpejtë dhe më efikase në administratë. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e mbështetjes nga ana e Gjermanisë, si dhe mundësinë për ndarjen e praktikave të mira dhe përvojave që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të sektorit publik në vend.
Ambasadorja Drexler shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetur procesin e reformave, si dhe për të punuar së bashku në projekte që do të kontribuojnë në afrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me standardet evropiane.
Ajo theksoi rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të institucioneve në krijimin e një sektori publik më efikas që plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve.
Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e administratës publike dhe për të ndarë përvojat gjermane në përmbushjen e standardeve evropiane dhe mbështetje për proceset e modernizimit dhe reformave në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.