Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO)

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO)

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, realizoi një takim me përfaqësues të Dhomës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO), me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në drejtim të reformave në administratën publike.

 

Takimi konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Administratës Publike për krijimin e një administrate më efikase dhe transparente që do ta mbështesë sektorin e biznesit dhe do të kontribuojë në përmirësimin e klimës investuese në Republikën e Maqedonisë.

 

Ministri Minçev theksoi se reforma e administratës publike është një prioritet strategjik i Qeverisë dhe nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë me dhomat ekonomike, përfshirë edhe MATTO-n, është kyç për krijimin e një kornize administrative moderne dhe gjithëpërfshirëse.

 

Ai theksoi se Ministria është e gatshme të zbatojë praktikat më të mira dhe të implementojë politika që do ta përmirësojnë ambientin e biznesit dhe do ta lehtësojnë qasjen për investitorët vendorë dhe të huaj.

 

Përfaqësuesit e MATTO-s shprehën mbështetjen e tyre për përpjekjet reformuese të Ministrisë dhe theksuan se zbatimi i zgjidhjeve efikase administrative është thelbësor për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

U diskutua edhe për mundësitë për iniciativa të përbashkëta, të fokusuara në digjitalizimin e proceseve administrative, uljen e barrierave burokratike dhe promovimin e transparencës.

 

Ky takim konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Administratës Publike për të nxitur bashkëpunimin me sektorin privat si partner kyç në realizimin e objektivave reformuese, të cilat synojnë krijimin e një administrate publike moderne dhe efikase, të gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe sektorit të biznesit.

Accessibility Menu