Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot, në Konferencën е shtypit për mediat, deklaroi:
"Ministria e Administratës Publike, në përputhje me kompetencat ligjore i tërhoqi Ligjet nga procedura kuvendore parashtruar nga Qeveria e mëparshme dhe ato janë:
- Propozim ligji për nëpunës administrativ,
- Propozim ligji për të punësuarit e sektorit publik dhe
- Propozim ligji për përkryerje profesionale dhe trajnim të nëpunësve
Ky obligim është në përputhje me Ligjin e miratuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me të cilin në fakt edhe formohet kjo ministri. Por, dua të potencoj se përveç harmonizimit teknik me LOPOASH-në, përsëri rihapim debat të gjerë për këto ligje, me synim që të gjitha palët e interesuara dhe të prekura, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve, sindikatat, organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesve të SIGMA-s dhe Komisioni Evropian, opinioni publik dhe opozita në shtet të japin kontributin dhe opinionin e tyre.
Korniza e re ligjore duhet të përmirësojë udhëheqjen e burimeve njerëzore në administratë dhe të ofrojë punësime dhe avansime të bazuara në merita.
Në periudhën e kaluar kam realizuar disa takime me përfaqësues të organizatave civile dhe joqeveritare, sindikatave si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët po ashtu kanë theksuar nevojën e ripërpilimit të ligjeve.
Për këtë qëllim, duke filluar nga nesër Ministria e Administratës Publike, organizon proces konsultimi përmes organizimit të kampanjës nën moton: “TË GJITHË SE BASHKU PËR ADMINISTRATË PUBLIKE PROFESIONALE DHE CILËSORE”.
Kjo fushatë është dëshmi e përkushtimit kolektiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për përforcimin e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike në vendin tonë.
Administrata publike është shtylla e çdo populli. Ofron shërbime që u ofrohen qytetarëve të cilat jo vetëm që duhet të jenë efikase, por edhe transparente dhe të qasshme.
Njëkohësisht, e njoftoj opinionin se dje propozim ligjet veçmë janë publikuar në Regjistrin e vetëm nacional të rregulloreve (ENER) ku të gjithë qytetarët, shoqatat dhe palët e tjera të interesuara mund të japin propozime, sugjerime dhe mendime lidhur me propozimet.
Në kuadër të fushatës “TË GJITHË BASHKU PËR ADMINISTRATË PUBLIKE PROFESIONALE DHE CILËSORE”, Ministria e Administratës Publike, në partneritet me Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN), dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit Matthew Lawson, dhe NET fondi, organizojnë diskutime publike për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen institucionet e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për Ambasadën Britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambasadorin Lawson për mbështetjen e tyre përmes ofrimit të ekspertizës dhe burimeve, bashkëpunim dhe përkushtim për nxitjen e qeverisjes së fortë dhe përsosmërisë së shërbimit publik.
Diskutimi i parë publik do të organizohet nesër, më datë 31 korrik 2024.
Temat që do të nominohen (propozohen) nga Ministria e Administratës Publike në diskutimin publik janë:
Për propozim Ligjin për të punësuarit e sektorit publik:
- përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit në udhëheqjen e burimeve njerëzore,
- rregullimi i mëtejshëm i procedurës së punësimit,
- revizioni i fushëveprimit të ligjit,
- Thjeshtimi i procedurës për miratimin e akteve për organizimin e brendshëm dhe akteve për sistematizimin e vendeve të punës,
- futjen e konceptit të avancuar për miratimin e planit vjetor të punësimit,
- rishqyrtim i procedurave të mobilitetit
Për propozim ligjin për nëpunësit administrativ
- rregullimi i mëtejshëm dhe përmirësimi i modelit të punësimit dhe menaxhimit të performancës, bazuar mbi kompetenca,
- thjeshtësimin dhe rregullimin e mëtejshëm të procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore,
- sistem i ri i llogaritjes së pagave,
- motivim shtesë i të punësuarëve dhe
- avansimin e punës dhe kapaciteteve profesionale të administratës.
Për propozim ligjin për përkryerje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativ:
- proces i organizuar sistematikisht në arsimin joformal për implementimin e të cilit, për herë të parë në historinë e administratës sonë, do të formohet Agjenci për përkryerje
- trajnim i nëpunësve administrativë, i cili në vendet e zhvilluara anëtare dhe anëtarët e BE-së prej kohësh është konsideruar si investim kapital në burimet njerëzore;
- aplikim i parimeve të hapsirës së vetme administrative (HVA) në administratën nacionale në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht të ofrohen njohuri dhe shkathtësi në administratë që do të përforcohen, përmirësohen dhe zhvillohen, dhe në të cilat do të inkorporohen parimet e HVA;
Pres diskutim publik shterues, të sinqertë dhe produktiv për të gjitha propozim ligjet."