Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot, në Konferencën e shtypit për mediat, deklaroi:
"Tashmë siç e dini, në bazë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, Ministria e Administratës Publike është themeluar më datë 03.07.2024, përkatësisht e njejta është regjistruar në Regjistrin Qendror si organ i pavarur dhe pasardhës ligjor i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Me këtë rast, dëshiroj të njoftoj opinionin publik se Ministria e sapothemeluar e Administratës Publike, në përputhje me kompetencat ligjore, e vazhdon procesin e harmonizimit dhe miratimit të planeve vjetore të punësimeve të institucioneve në sektorin publik, në përputhje ndryshimet e bëra në mjetin digjital balancer në lidhje me përqindjet dhe në korrelacion me të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë i kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021.
Ndryshimet në përqindjet e mjetit balancer bëhen veçanërisht në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, i cili nuk ishte respektuar më parë.
Kjo do të thotë se në përllogaritjen e balancerit si pjesë e planeve vjetore për punësime në sektorin publik do të përfshihet vetëm numri i popullatës rezidente në vend ndërsa popullata jorezidente përjashtohet nga përllogaritja e balancerit.
Njëkohësisht, dua të ju informoj se në Ministrinë e Administratës Publike, kanë arritur rreth 120 plane vjetore për punësime të institucioneve nga sektori publik, nga të cilat vetëm 5 janë mendime pozitive, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer me sugjerime dhe vërejtje mbi të cilat institucionet duhet të veprojnë.
Institucionet janë njoftuar, përkatësisht u janë kthyer planet vjetore për rishikim në mënyrë që të harmonizohen me të dhënat e korrigjuara në zgjidhjen e re të inkorporuar në Balancer, në përputhje me popullatën rezidente në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku dallimi në përqindje sipas regjistrimit të fundit të kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë: maqedonas nga 54,21% në 58,44, shqiptarë nga 29,52% në 24,30%, turq nga 3,98% në 3,86%, romë nga 2,34 % në 2,53%, serbë nga 1,18% në 1,30%, vllehë nga 0,44% në 0,47%, dhe boshnjakë nga 0,87% në 0,87.
Sipas sugjerimeve të cilat në formë të shkruar u janë dorëzuar institucioneve përkatëse, e shfrytëzoj rastin që edhe një herë t'u bëj thirrje institucioneve të sektorit publik që të veprojnë sipas vërejtjeve, sugjerimeve dhe udhëzimeve tona dhe të njejtat në afat sa më të shkurtër kohor t'i dorëzojnë për miratim pranë Ministrisë së Administratës Publike.
Potencoj se pëlqimet e planeve vjetore të punësimeve, Ministria e Administratës Publike do t'i japë vetëm në përputhje me përqindjet e reja në vetë mjetin digjital Balancer dhe në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.
Edhe pse në periudhën e ardhshme do të arrijnë edhe kërkesa të reja për pëlqime mbi planet vjetore të punësimeve, presim që i gjithë procesi i harmonizimit dhe miratimit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar ligjor."