Stefan Andonovski dhe Goran Minçev morën zyrtarisht funksionet si ministër për Transformim Digjital dhe ministër për Administratë Publike

Stefan Andonovski dhe Goran Minçev morën zyrtarisht funksionet si ministër për Transformim Digjital dhe ministër për Administratë Publike

Sot, në hapësirat e ish-Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, u zhvillua ceremonia e dorëzim-pranimit të funksioneve të ministrit për Transformim Digjital dhe ministrit për Administratë Publike.

 

Stefan Andonovski, ministër për Transformim Digjital dhe Goran Minçev, ministër për Administratë Publike, u pritën nga ministri në largim i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Naim Bajrami, zëvendësministri Aleksandar Bajdevski dhe sekretari shtetëror Elvin Hasan.

 

Ministri Bajrami i mirëpriti ministrat e rinj në një atmosferë solemne dhe u uroi shumë fat dhe sukses në sfidat e reja.

 

Siç dihet, me Ligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u miratua më 8 qershor 2024 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë pushoi së funksionuari, dhe nga ajo u formuan dy ministri të reja: Ministria për Transformim Digjital dhe Ministria për Administratë Publike.

 

Naim Bajrami ishte zgjedhur ministër i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë më 12 shkurt 2024.

Accessibility Menu