Pikë Informimi për Ofrimin e Këshillave Praktike për Autoritetet Publike mbi Zbatimin e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA)

Ministria e administratës publike Ministria e administratës publike

Më 23.07.2015, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (në tekstin e mëtejmë, LPPA), i cili hyri në fuqi 8 ditë pas miratimit. Ligji parashikoi zbatim të shtyrë për një vit, përveç dispozitave që kanë të bëjnë me komunikimin ndërmjet organeve publike, për të cilat ishte paraparë një zbatim i shtyrë prej gjashtë muajsh. Ligji filloi të zbatohet më 31.07.2016.

 

Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative rregullon funksionimin e administratës dhe marrëdhënien e saj me qytetarët. Në të kaluarën, sfida kryesore e këtij ligji ishte respektimi i parimit të shtetit ligjor, sipas të cilit aktet administrative duhet të bazohen në legjislacion pozitiv. Kjo garantonte parashikueshmëri, siguri juridike dhe sundim të ligjit, duke kufizuar pushtetin autoritar të administratës.

 

Megjithatë, LPPA moderne duhet të përgjigjet ndaj sfidave bashkëkohore që lidhen me ndryshimet kulturore, teknologjike dhe ekonomike që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit. Një nga këto ndryshime është marrëdhënia më e barabartë ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe qytetarëve. Administrata moderne nuk e sheh më qytetarin si të nënshtruar, por si vlerë. Ndryshim tjetër është mënyra e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si rezultat i zhvillimit të shpejtë të teknologjisë informative dhe të komunikimit, si dhe rritjes dhe përshpejtimit të ndjeshëm të të gjitha llojeve të marrëdhënieve të rregulluara në shoqëri.

 

Për të përmirësuar zbatimin e LPPA dhe për të mundësuar një komunikim më efikas dhe më të thjeshtuar me institucionet, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është formuar një ekip i nëpunësve administrativë përgjegjës për zbatimin e LPPA-së dhe është hapur një pikë informimi (helpdesk) për ofrimin e këshillave praktike për organet publike për zbatimin e LPPA-së nëpërmjet këtij linku: www.mioa.gov.mk/zoup, ku personat e autorizuar ose udhëheqësit e njësive për procedura administrative në organet publike mund të paraqesin në mënyrë elektronike pyetjet dhe problemet e tyre që lidhen me zbatimin e ligjit.

 

Gjithashtu, ju informojmë se në këtë link gjenden të gjitha dokumentet e nevojshme që mund t’ju ndihmojnë për t’u përgjigjur në pyetjen tuaj ose për të sqaruar paqartësi të caktuara që kanë të bëjnë me zbatimin e LPPA-së. Nëse përgjigjja nuk gjendet në dokumentet e bashkangjitura, ju rekomandojmë që pyetjen tuaj ta dërgoni në linkun e lartpërmendur, duke zgjedhur titullin apo kapitullin e LPPA-së që lidhet me pyetjen tuaj.

 

Parashtroni pyetje për Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA)

Accessibility Menu