MOHOH: DUI PËRHAP LIGJE DHE DEZINFORMON PUBLIKUN

Ministria e administratës publike Ministria e administratës publike

Ministria e Administratës Publike, përkatësisht Inspektorati Shtetëror Administrativ, i mohon me vendosmëri gënjeshtrat dhe manipulimet që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i përhap në publik. Akuzat se Inspektorati Shtetëror ka konstatuar abuzim me pozitën zyrtare dhe ka hequr kompetencat e ministrit të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, janë plotësisht të pavërteta dhe të ndërtuara me qëllim të keq dhe prapavijë politike.

 

BDI, një parti që për më shumë se dy dekada e kishte administratën të kapur dhe sistematikisht e kishte shndërruar në mjet për interesa partiake, tani po përpiqet ta manipulojë publikun përmes gënjeshtrave dhe dezinformatave.

 

Inspektorati Shtetëror Administrativ nuk ka kompetenca për të hequr kompetenca të ministrave, as për të zhvilluar hetime për korrupsion – këto janë në kompetencë të organeve të drejtësisë, të cilat pikërisht BDI i bllokoi për vite me radhë për t’u mbrojtur nga përgjegjësia.

 

Ajo që ndodhi në të vërtetë ishte një inspektim i rregullt në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, i realizuar sipas Planit Vjetor të Punës për vitin 2024. Ky inspektim ka të bëjë ekskluzivisht me respektimin e procedurave ligjore dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat që i përhap BDI.

 

Është e qartë se BDI, përballë humbjes së ndikimit dhe privilegjeve që i krijoi mbi kurrizin e qytetarëve, tani po përdor metoda të dëshpëruara të spin-it politik.

 

Në vend që të përgjigjet për abuzimet e veta dhe për politizimin e institucioneve, përpiqet ta zhvendosë fajin tek ata që me të vërtetë punojnë për të ndërtuar një administratë transparente dhe profesionale.

 

Ministria e Administratës Publike, përmes Inspektoratit Shtetëror Administrativ, nuk do të lejojë që strukturat politike ta keqpërdorin sistemin për qëllime të politikës ditore.

 

Publiku ka të drejtë të dijë se kjo Qeveri udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë – diçka që BDI nuk arriti kurrë ta realizojë sa ishte në pushtet.

Accessibility Menu