Me rastin e 4 Shkurtit, ditëlindjes së revolucionarit dhe vizionarit të madh Goce Dellçev, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, përcolli urime për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
“Sot, i bëjmë nder një njeriu që ishte përpara kohës së tij – Goce Dellçev, simbol i luftës për liri, drejtësi dhe vetëdije kombëtare.
Vizioni i tij për ‘botën si fushë për garë kulturore mes kombeve’ mbetet frymëzim për të gjithë ne.
Si Ministër i Administratës Publike, theksoj rëndësinë e idealeve të tij në ndërtimin e institucioneve efikase, transparente dhe demokratike që punojnë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit tonë.
Le të jetë kjo ditë një kujtesë se reformat, integrimi dhe përparimi janë përgjegjësi e përbashkët.
Të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të fortë, moderne dhe evropiane, në frymën e parimeve për të cilat u angazhua Goce Dellçev.
Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar për të avancuar institucionet në frymën e vlerave që promovoi Goce Dellçev – liri, barazi dhe ndërtim i së ardhmes me vizion dhe vendosmëri.”