Ministria e Administratës Publike mohon plotësisht deklaratat e fundit të deputetit Halil Snopçe, në lidhje me përfshirjen e supozuar të Ministrisë në një grup pune për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që synon përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike.
Kategorikisht mohojmë se Ministri Goran Minçev është pjesë e një grupi të tillë pune dhe nuk kemi asnjë informacion për formimin e tij.
Ministria jonë mban qëndrim të vendosur se çdo zgjidhje e re ligjore që ndikon në përfaqësimin e drejtë duhet të trajtohet me kujdes dhe përkushtim, përmes diskutimeve të hapura dhe gjithëpërfshirëse me komunitetin ekspert.
Gjithashtu, theksojmë se çdo propozim nga këto zgjidhje duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ky qasje është thelbësore për të mbështetur parimet e qeverisjes demokratike dhe për të shmangur pasiguri të reja ligjore që mund të çojnë në kontestime nga Gjykata Kushtetuese.
Besojmë në një proces ligjvënës konsultativ dhe të bazuar në dëshmi, që siguron përfaqësim të drejtë duke mbrojtur integritetin e kuadrit tonë kushtetues.
Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe gjithëpërfshirjes në të gjitha iniciativat e saj për administratën publike dhe qeverisjen.