Ministria e Administratës Publike ju njofton se më 28 tetor 2024, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet një debat publik në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të mbledhjes së 9-të të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike.
Gjatë debatit do të prezantohen versionet punuese të këtyre projektligjeve:
-
Projektligji për nëpunësit administrativë
-
Projektligji për të punësuarit në sektorin publik
-
Projektligji për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare:
https://www.sobranie.mk/ns-newsarticle-javna-rasprava-na-komisijata-za-politicki-sistem-i-odnosi-megu-zaednicite.nspx