Deklarata e Ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve

Deklarata e Ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve

Në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve, Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, i tha deputetit të BDI-së, Blerim Bejxheti, se nuk do të lejojë që presionet politike të shkelin ligjin dhe theksoi përkushtimin e Ministrisë për reforma të bazuara në ligjshmëri dhe transparencë.

 

“Zoti Bejxheti, e kuptoj plotësisht nevojën tuaj për të hapur tema etnike, duke marrë parasysh situatën brenda partisë dhe koalicionit tuaj. Kjo është e kuptueshme në kontekstin e largimit të partnerëve tuaj nga Fronti Evropian, përçarjeve brenda koalicionit ‘VREDI’ dhe kalimit të shumë anëtarëve tuaj në struktura të tjera politike. Gjithashtu, e kuptoj nevojën për të larguar vëmendjen nga situatat aktuale me funksionarët tuaj që ndodhen në listën e zezë të Departamentit të Shtetit,” deklaroi ministri Minçev.

 

Lidhur me mjetin digjital “Balancer”, Minçev sqaroi:

“Balanceri ishte një mjet digjital i prezantuar në vitin 2015 si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Megjithatë, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2024, ky mjet u shfuqizua. Sipas mendimit tim, edhe pse Balanceri synonte përfaqësim të drejtë, ai u keqpërdor për qëllime politike. Nën udhëheqjen time, Ministria ka bërë korrigjime për të rikthyer zbatimin e drejtë sipas Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik, i cili përcakton qartë përfaqësimin etnik sipas regjistrimit të fundit.”

 

Ministri Minçev theksoi edhe shembuj të keqpërdorimeve në emërimet e të punësuarve:

“Agron, Fatmir dhe Ismet janë regjistruar si emra maqedonas, Anxhele dhe Stojan si shqiptarë, ndërsa Zoran si boshnjak – këto janë vetëm disa nga shembujt flagrante të keqpërdorimit të Balancerit,” theksoi ai, duke shtuar se Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe profesionalizim të sektorit publik në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Accessibility Menu