U mbajt seanca e dytë e Sekretariatit për Reformën e Administratës Publike

U mbajt seanca e dytë e Sekretariatit për Reformën e Administratës Publike

Sot, në hapësirat e Ministrisë së Administratës Publike u mbajt seanca e dytë e Sekretariatit për Reformën e Administratës Publike, e udhëhequr nga zëvendësministri Laze Jaçimoski.

 

Në seancë u shqyrtuan dhe miratuan pikat e rendit të ditës që kishin të bëjnë me raportin vjetor paraprak për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Reformën e Administratës Publike (2023–2030) për vitin 2023.

 

U theksua rëndësia e monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm të aktiviteteve reformuese për të arritur objektivat e përcaktuara në Strategji.

 

Anëtarët e pranishëm diskutuan për sukseset dhe sfidat e deritanishme në zbatimin e Planit të Veprimit dhe dhanë rekomandime konkrete për përmirësimin e efikasitetit të administratës publike.

 

Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar ndaj një zbatimi transparent dhe gjithëpërfshirës të proceseve reformuese, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucione.

Accessibility Menu