Të nderuar,
Ju njoftojmë se ka hyrë në fuqi Metodologjia e re për Planifikimin e Punësimeve në Sektorin Publik, si dhe forma dhe përmbajtja e formularit të Planit të Punesimit Vjetor dhe Raportit mbi Realizimin e Planit të Punesimit Vjetor, e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 225 më 6 nëntor 2024.
Sipas Metodologjisë së re, është përcaktuar një formular i ri për Planin e Punesimit Vjetor dhe një formular i ri për Raportin mbi Realizimin e Planit të Punesimit Vjetor.
I ftojmë të gjitha institucionet që të përdorin formularët e rinj dhe të ndjekin Metodologjinë në procesin e tyre të punës.