Ministria e Administratës Publike i fton të gjitha institucionet publike të dorëzojnë praktikat e tyre të mira në përdorimin e modelit CAF në kuadër të Ngjarjes së 10-të Evropiane të Përdoruesve të CAF-it, që do të mbahet më 10 prill 2025 në Varshavë.
Në bashkëpunim me Presidencën Polake të EUPAN dhe Qendrën Burimore CAF të EIPA-s, kjo ngjarje ka për qëllim të nxisë diskutime mbi mënyrën se si modeli CAF mund të ndihmojë në promovimin e inovacionit, transformimit digjital dhe “gjelbërimit” të administratës publike.
🏅 Dorëzoni praktikat tuaja të mira jo më vonë se 15 nëntor 2024 dhe keni mundësinë të bëheni pjesë e “18 të artëve” – praktikat më të mira të njohura nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian! Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë rastin t’i prezantojnë zgjidhjet e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme dhe shpenzimet e akomodimit do të mbulohen.
👥 Për më shumë informacion dhe për aplikim, dërgoni formularët e plotësuar në: emilija.gjoshevski@mioa.gov.mk.
Le të tregojmë inovacionet në administratën tonë publike!
/content/Short application form_10 CAF Users' Event_10 April 2025.docx