Sot në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit, me ç’rast Laze Jakimoski mori zyrtarisht detyrën si Zëvendësministër i Administratës Publike.
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, së bashku me ish-Zëvendësministrin e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, i uruan mirëseardhje të ngrohtë zëvendësministrit të sapoemëruar, Laze Jakimoski.
Jakimoski është profesor i asociuar në Fakultetin Juridik – Kërçovë pranë Universitetit “Shën Kliment Ohridski” në Manastir.
Ministri Minçev e informoi Jakimoskin për proceset aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Ministria dhe i uroi sukses në kryerjen e detyrës së tij.