Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi një takim me Drejtorin e Doganave, Boban Nikollovski.
Takimi u fokusua në forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e proceseve administrative që ndikojnë në funksionimin doganor.
“Përmes zhvillimit të politikave strategjike, zgjidhjeve dhe përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve publike, Ministria e Administratës Publike synon të nxisë një sistem të administratës publike që është transparent, efektiv dhe i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve,” theksoi ministri Minçev.
“Bashkëpunimi me Ministrinë e Administratës Publike është thelbësor për modernizimin e shërbimit doganor përmes sigurimit dhe zhvillimit të kapaciteteve që do të çojnë në një funksionim efikas, transparent dhe të përgjegjshëm,” deklaroi drejtori Nikollovski.