Ministri Minçev Shprehu Ngushëllime për Familjet e Viktimave

Ministri Minçev Shprehu Ngushëllime për Familjet e Viktimave

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot u nënshkrua në librin e ngushëllimeve të hapur në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, me rastin e ngjarjes tragjike në Koçan.

 

Ai shprehu ngushëllime të thella për familjet e viktimave, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit në këto momente të vështira:

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen nga humbja e jetëve njerëzore në këtë tragjedi. Në këto momente të vështira, më e rëndësishmja është të qëndrojmë të bashkuar në pikëllim dhe në mbështetje për familjet e viktimave.

 

Kjo tragjedi na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të punuar në parandalim dhe mbrojtje, që të mos lejojmë të përsëriten ngjarje të tilla.

 

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë të prekurit.

 

U prehshin në paqe.”

Accessibility Menu