Kjo nuk është vetëm një ngjarje tragjike – është një thirrje për vetëdije, përgjegjësi dhe drejtësi.
Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë dhimbjen e familjeve, por duhet të ketë përgjigje dhe veprime që do të parandalojnë përsëritjen e tragjedive të tilla.
Çdokush që ka dështuar në detyrën e tij duhet të mbajë përgjegjësi.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
U prehshin në paqe.
Goran Minçev
Ministër për Administratë Publike