Ministri Minçev zhvilloi një takim bilateral me Ministren e Administratës Publike dhe Luftës kundër Korrupsionit të Republikës së Shqipërisë, Adea Pirdeni

Ministri Minçev zhvilloi një takim bilateral me Ministren e Administratës Publike dhe Luftës kundër Korrupsionit të Republikës së Shqipërisë, Adea Pirdeni

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi një takim bilateral me Ministren e Administratës Publike dhe Luftës kundër Korrupsionit të Republikës së Shqipërisë, Adea Pirdeni, në Tiranë.

 

Takimi u mbajt brenda kuadrit të një eventi kushtuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një iniciativë që promovon transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në sektorin publik.

 

Ministri Minçev dhe Ministrja Pirdeni shkëmbyen eksperienca dhe arritje nga reformat aktuale në administratën publike, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të kapaciteteve dhe përgjegjësisë së institucioneve për përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e mekanizmave të fuqishëm për parandalimin e korrupsionit.
Ky ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar iniciativat për nxitjen e transparencës dhe forcimin e përfshirjes së qytetarëve dhe shoqatave civile në krijimin e politikave publike.

 

Ministri Minçev shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e suksesshëm me Shqipërinë dhe theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria ndajnë një vizion të përbashkët për një administratë publike më efikase dhe transparente, të fokusuar në llogaridhënie dhe menaxhim efikas të burimeve. Ai theksoi rëndësinë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur në ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

 

Ministrja Pirdeni, nga ana e saj, e përshëndeti partneritetin me Republikën e Maqedonisë, duke theksuar nevojën për punë të përbashkët dhe ndarje të praktikave më të mira, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Ajo shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në krijimin e një administrate publike më efikase dhe transparente.

 

Ky takim bilateral konfirmoi angazhimin e të dyja vendeve për qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse, dhe përpjekjet e përbashkëta do të kontribuojnë në zhvillimin e një shoqërie inkluzive dhe demokratike.

Accessibility Menu