Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot në Prishtinë morri pjesë në seancën e përbashkët ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës.
Në fjalën e tij gjatë seancës, ministri Minçev u përqendrua në reformat në administratën publike, të cilat janë një prioritet kyç për të siguruar një qeverisje efikase, transparente dhe inkluzive. Ai theksoi se ndarja e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet dy shteteve është thelbësore për forcimin e kapaciteteve të sektorit publik.
Gjatë vizitës, ministri Minçev pati një takim me ministrin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Administratën, Elbert Krasniqi. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit bilaterale në disa fusha, me fokus në reformën e administratës publike dhe mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike.
Seanca ndërqeveritare është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira fqinjësore me Kosovën, një bashkëpunim që do të vazhdojë të intensifikohet në fusha të ndryshme në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.
Ministria e Administratës Publike mbetet e angazhuar për bashkëpunimin rajonal si një element kyç për realizimin e suksesshëm të reformave dhe afërimin me standardet evropiane të qeverisjes.