Ministri Minçev merr pjesë në përvjetorin e 20-të të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri Minçev merr pjesë në përvjetorin e 20-të të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë këtë mbrëmje në ceremoninë e organizuar për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja mblodhi përfaqësues nga komuniteti i biznesit, institucionet shtetërore, partnerët ndërkombëtarë, trupi diplomatik dhe aktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar për dy dekada për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së kompanive maqedonase.

 

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë i Maqedonisë së Veriut është një shembull se si forca e bashkuar e sektorit privat mund të kontribuoni për ndryshime pozitive në shoqëri.

 

Si Ministri e Administratës Publike, mbetemi partner i komunitetit të biznesit përmes reformave që lehtësojnë punën administrative, digjitalizimin e shërbimeve dhe përmirësimin e shërbimeve publike, duke krijuar një administratë efikase dhe transparente që mbështet subjektet e biznesit.

Accessibility Menu