MINISTRI I ADMINISTRATËS PUBLIKE GORAN MINÇEV NË FORUMIN E PARË TË PLATFORMËS "100% TË PËRKUSHTUAR PËR TY"

MINISTRI I ADMINISTRATËS PUBLIKE GORAN MINÇEV NË FORUMIN E PARË TË PLATFORMËS "100% TË PËRKUSHTUAR PËR TY"

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në forumin e parë në kuadër të Platformës “100% të Përkushtuar për Ty”, e mbajtur në Qendrën Mediatike të Qeverisë. Në ngjarje mori pjesë edhe Esma Adiloviq Fazliq, udhëheqëse e sektorit për reformën e administratës publike.

 

Ministri Minçev theksoi rëndësinë e ministrisë së re në procesin e reformës së administratës publike, duke vënë në dukje përkushtimin për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj. Ai prezantoi iniciativa të reja, përfshirë legjislacion sistemik dhe efektiv, një sistem të bazuar në merita dhe krijimin e një Akademie për Trajnimin e Administratës Publike.

 

"Ne synojmë të ndërtojmë një administratë publike që plotëson nevojat e qytetarëve dhe është në përputhje me standardet evropiane. Këto reforma synojnë modernizimin dhe profesionalizimin e administratës për t’iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë sonë," deklaroi Ministri Minçev.

 

Në forum morën pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Administrata Doganore, duke konfirmuar më tej rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në përmirësimin e sektorit publik.

 

Platforma “100% të Përkushtuar për Ty” është një iniciativë e Qeverisë që synon të sigurojë transparencë dhe dialog të hapur me qytetarët, duke u ofruar mundësinë të informohen për aktivitetet dhe përpjekjet e qeverisë gjatë 100 ditëve të para të mandatit.

Accessibility Menu