Takimi i Rrjetit të Korespondentëve të CAF mbahet këtë fundjavë në Budapest, i organizuar nga ReSPA dhe EIPA

Takimi i Rrjetit të Korespondentëve të CAF mbahet këtë fundjavë në Budapest, i organizuar nga ReSPA dhe EIPA

Në organizim të Shkollës Rajonale për Administratë Publike (ReSPA) dhe Institutit Evropian për Administratë Publike (EIPA), këtë fundjavë po mbahet në Budapest takimi i rrjetit të korrespondentëve të CAF-it.

 

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga disa vende evropiane, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku Ministria për Administratë Publike ka rolin e koordinatorit kombëtar për aktivitetet e CAF-it dhe menaxhimin e cilësisë.

 

Ngjarja u shënua me diskutime dinamike nga vendet e BE-së, Ballkani Perëndimor dhe mysafirë nga Moldavia, të cilët theksuan përparimin mbresëlënës në përmirësimin e orientimit ndaj klientëve, punonjësve, rezultateve dhe proceseve përmes përdorimit të CAF-it – Korniza e Vlerësimit të Përbashkët – që mbështet qasje ndërgjeneratash, mentorim dhe digjitalizim në administratën publike.

 

Në kuadër të takimit, Qendra Burimore Evropiane për CAF do të prezantojë modelin e ri CAF Education 2024, një kornizë novatore dhe e përshtatshme për vetëvlerësim të menaxhimit të cilësisë në arsim.


Ky proces iniciues paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, veçanërisht në sektorin e arsimit.

 

Në këtë drejtim, Ministria për Administratë Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe me palët e interesit dhe trajnerët e certifikuar të CAF dhe PEF në Maqedoni.

 

Fokusi do të jetë në zbatimin e kornizës CAF Education 2024 për të realizuar një proces vetëvlerësimi në arsimin fillor dhe të mesëm, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet në Maqedoninë e Veriut.

Accessibility Menu