Ministri i Administratës Publike Goran Minçev u takua me Ambasadorin e BE-së Rokas

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev u takua me Ambasadorin e BE-së Rokas

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, pati një takim me Ambasadorin e ri të BE-së, N.E. Michalis Rokas. Gjatë këtij takimi u diskutuan iniciativat aktuale dhe ato të planifikuara të Ministrisë, me theks tek reformat në sektorin publik.

 

Të dy palët theksuan rolin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian si partner kyç në përpjekjet për përmirësimin e administratës publike. Ministri Minçev theksoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një administrate publike profesionale dhe cilësore, që do t’i shërbejë qytetarëve.

 

Ambasadori Rokas konfirmoi se BE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe burime për reformat, të cilat do të kenë një ndikim pozitiv jo vetëm te punonjësit e sektorit publik, por edhe te gjithë shoqëria. Ai theksoi rëndësinë e dialogut të rregullt për mbështetje të reformave, me qëllim përmirësimin e administratës publike.

 

Ministri Minçev theksoi se qeveria po ndjek rrugën evropiane dhe se nuk ka alternativë tjetër. Bashkëpunimi me BE-në është kyç për krijimin e ligjeve cilësore, të cilat do të implementohen në mënyrë efektive në të ardhmen.

 

Në fund, Ministri Minçev e njoftoi Ambasadorin Rokas për aktivitetet e Ministrisë së Administratës Publike gjatë 90 ditëve të fundit. Ambasadori përshëndeti përpjekjet e Ministrisë së Administratës Publike dhe të Qeverisë për nisjen e agjendës së reformës, si dhe planin dhe afatet e saj.

Accessibility Menu