Ministri i Administratës Publike Goran Minçev në takim me Ambasadorin Italian, Sh.T. Andrea Silvestri

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev në takim me Ambasadorin Italian, Sh.T. Andrea Silvestri

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua sot me Ambasadorin e Republikës së Italisë, Sh.T. Andrea Silvestri, ku u diskutuan aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë, me fokus në reformat në sektorin publik.

 

Gjatë takimit, Ministri Minçev dhe Ambasadori Silvestri theksuan mundësitë për bashkëpunim dhe përfitimet që vijnë nga ndarja e përvojave dhe njohurive në fusha si ndërtimi i kapaciteteve në institucionet publike dhe qeverisja e mirë.

 

“Italia mbetet një partnere e fuqishme në mbështetjen e përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut për të modernizuar administratën publike, dhe takimi i sotëm forcon qëllimin tonë për të ndërtuar një qeverisje efikase, transparente dhe të përqendruar te qytetari,” theksoi ministri Minçev.

 

Ambasadori Silvestri shprehu gatishmërinë e Ambasadës së Italisë për të ndarë ekspertizë dhe për të bashkëpunuar me Ministrinë e Administratës Publike për reformat që do të kenë një ndikim pozitiv tek të punësuarit në sektorin publik.

 

Takimi përfundoi me angazhimin për të avancuar dhe thelluar bashkëpunimin, si dhe për të vendosur një dialog të rregullt për të mbështetur përpjekjet aktuale reformuese dhe projektet ndërkombëtare që synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të vendit.

Accessibility Menu