Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Kryetarin e Komunës së Novo Mestos, Gregor Macedoni

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Kryetarin e Komunës së Novo Mestos, Gregor Macedoni

Ministri i Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë, Goran Minçev, realizoi një takim me Kryetarin e Komunës së Novo Mestos, Gregor Macedoni.

 

Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Slloveni, Sh.T. Goran Milevski.

 

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim, me fokus në shkëmbimin e përvojave në administratën publike, administratën komunale dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

 

Ministri Minçev e informoi Kryetarin për reformat që kanë filluar në administratën publike dhe për planet e ardhshme të punës të ministrisë.

 

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe nevojën për një administratë publike efikase dhe cilësore, që sjell shërbime më të mira për qytetarët përmes inovacioneve dhe praktikave të mira.

 

Kryetari Macedoni ndau përvoja nga projektet e realizuara në Novo Mesto dhe shprehu mbështetje për iniciativat dhe bashkëpunimet e ardhshme me komunat nga vendi ynë.

Accessibility Menu