Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot zhvilloi një takim pune me Norik Selimi, kryetarin e Federatës Kombëtare të Agjencive për Punësime të Përkohshme, dhe përfaqësuesit e saj. Në takim u diskutua për projektligjet që ishin tërhequr nga procedura parlamentare nga ana e Ministrisë së Administratës Publike dhe që janë në proces të konsultimeve me të gjitha palët e interesuara.
Ministri Minçev konfirmoi se reforma në administratën publike mbetet një nga prioritetet kryesore të ministrisë dhe shprehu përkushtimin e tij për ndërtimin e marrëdhënieve partnere me të gjitha palët e përfshira. Ai gjithashtu theksoi se ministria është e hapur për dialog me të gjithë akterët, përfshirë edhe agjencitë, me qëllim të realizimit të një dialogu social efektiv.
Në fund, ministri Minçev informoi se ministria do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë me përkushtim në reformat e administratës publike, me qëllim të përmirësimit të standardeve për të punësuarit në sektorin publik.