Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi takim me Javier Cisterna, ekspert nga SIGMA (nismë e përbashkët e OECD-së dhe Bashkimit Evropian)

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi takim me Javier Cisterna, ekspert nga SIGMA (nismë e përbashkët e OECD-së dhe Bashkimit Evropian)

Sot, Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi takim me Javier Cisterna, ekspert nga SIGMA (një nismë e përbashkët e OECD-së dhe Bashkimit Evropian), i cili është përgjegjës për zbatimin dhe mbështetjen e reformave në administratën publike.

 

Gjatë takimit u shqyrtuan aktivitetet aktuale të Ministrisë së Administratës Publike, si dhe progresi i misionit vlerësues të SIGMA-s në Maqedoninë e Veriut.

 

Eksperti i SIGMA-s, Cisterna, theksoi se do të ofrojnë mbështetje për procesin e përgatitjes së projektligjeve që Ministria e Administratës Publike i kishte tërhequr nga procedura parlamentare.

 

Ministri Minçev theksoi se Ministria, si koordinatore e procesit të reformës së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për misionin e SIGMA-s. Ai gjithashtu informoi për aktivitetet aktuale të ministrisë së re dhe progresin në miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor në përputhje me Strategjinë për Reformën e Administratës Publike (2023–2030) dhe planin e veprimit (2023–2026).

Accessibility Menu