Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në ekspozitën e artistes së re maqedonase Mila Dobrevska në Lubjanë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në ekspozitën e artistes së re maqedonase Mila Dobrevska në Lubjanë

Në kuadër të vizitës së tij pune në Slloveni, sonte Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Slloveni, Goran Milevski, mori pjesë në hapjen e ekspozitës së artistes së re maqedonase Mila Dobrevska.

 

Ekspozita “You can’t put me in a box”, e mbajtur në Institutin Shën Stanisllav në Lubjanë, solli në pah veprat inovative të Dobrevskës, duke evidentuar talentin e gjeneratës së re të artistëve maqedonas.

 

Dobrevska është artiste vizuale nga gjenerata më e re e artistëve të Maqedonisë.

 

Ministri Minçev u impresionua nga kreativiteti i Dobrevskës dhe platforma ndërkombëtare që ofron kjo ekspozitë, duke theksuar:

“Arti i Mila Dobrevskës pasqyron thellësinë e talentit të artistëve të rinj dhe puna e saj është një dëshmi e fuqisë së shprehjes artistike. Është kënaqësi të shohim suksesin e artistëve tanë të rinj në skenën ndërkombëtare. Kjo ekspozitë jo vetëm që e sjell kulturën maqedonase në Slloveni, por gjithashtu nxit një lidhje më të thellë mes popujve tanë përmes gjuhës universale të artit.”

 

Duke njohur dhe vlerësuar rëndësinë e artit si një urë lidhëse mes popujve, Ministria e Administratës Publike mirëpret iniciativat që e theksojnë kulturën maqedonase në mbarë botën dhe nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar.

Accessibility Menu