Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, me ftesë të Presidentes së Republikës së Maqedonisë, Sh.S. Gordana Siljanovska-Davkova.
Akademia solemne u mbajt në nder të një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit maqedonas – kodifikimi i gjuhës maqedonase si gjuhë standarde dhe zyrtare e shtetit. Në ngjarje u theksuan përfitimet e këtij akti historik për zhvillimin kombëtar, kulturor dhe institucional të Republikës së Maqedonisë.
Ministri Minçev theksoi rëndësinë e gjuhës si themel i administratës publike, kulturës dhe identitetit të shtetit, dhe shprehu mbështetjen për promovimin dhe mbrojtjen e mëtejshme të gjuhës maqedonase në të gjitha proceset shoqërore dhe institucionale.
Ngjarja mblodhi së bashku përfaqësues të shumtë të udhëheqjes shtetërore, komunitetit akademik, trupit diplomatik, institucioneve, si dhe dashamirës dhe promovues të gjuhës maqedonase, të cilët së bashku nderuan trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të vendit tonë.