U mbajt seanca e katërt e Këshillit për Partneritet për Qeveri të Hapur 2024–2026

U mbajt seanca e katërt e Këshillit për Partneritet për Qeveri të Hapur 2024–2026

Nën kujdesin e Ministrisë së Administratës Publike, u mbajt seanca e katërt e Këshillit për Koordinim dhe Monitorim të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024–2026.

 

Gjatë seancës u miratua Draft-Raporti për vetëvlerësim për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit (shkurt 2024 – shkurt 2025), sipas të cilit nga 25 angazhime, 13 janë në fazë të zbatimit të kufizuar, ndërsa 12 ende nuk janë filluar. Këshilli u bëri thirrje institucioneve që të rrisin angazhimin e tyre me qëllim që të arrihen rezultate më të mëdha dhe përmbushje më efikase të angazhimeve.

 

Seanca u shfrytëzua gjithashtu për përgatitjen e vizitës zyrtare të ardhshme të Sekretariatit për Partneritet për Qeverisje të Hapur, e cila do të realizohet nga 7 deri më 9 maj 2025. Në kuadër të vizitës do të mbahet një seancë tematike dhe një punëtori e dedikuar për përmirësimin e mekanizmave për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e krijimit të politikave.

 

Procesi i Partneritetit për Qeverisje të Hapur mbetet një përparësi strategjike për Qeverinë, duke ofruar një platformë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile me qëllim ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgjegjshme.

 

Partneriteti për Qeverisje të Hapur është një iniciativë ndërkombëtare për përparimin e transparencës, pjesëmarrjes qytetare dhe luftës kundër korrupsionit, në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë që nga viti 2011.

Accessibility Menu