Zëvendësministri i Administratës Publike, Laze Jakimoski, mori pjesë në Forumin e Biznesit “Dialogu midis sektorit të biznesit dhe Qeverisë”

Zëvendësministri i Administratës Publike, Laze Jakimoski, mori pjesë në Forumin e Biznesit “Dialogu midis sektorit të biznesit dhe Qeverisë”

Zëvendësministri i Administratës Publike, Laze Jakimoski, mori pjesë sot në Forumin e Biznesit “Dialogu midis sektorit të biznesit dhe Qeverisë”, i organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dhoma e Tregtisë Maqedoni-Turqi (MATTO).

 

Gjatë forumit, ai theksoi se investimet e suksesshme dhe projektet ekonomike varen nga një administratë efikase, e shpejtë dhe transparente, dhe se bashkëpunimi me sektorin e biznesit është thelbësor për arritjen e këtyre objektivave.

 

Në këtë drejtim, ministria po punon aktivisht në përmirësimin e kanaleve informative, në mënyrë që kompanitë dhe investitorët të informohen në kohë dhe në mënyrë të plotë për të gjitha procedurat dhe mundësitë.

 

Në përputhje me përkushtimin për modernizimin e administratës, ministria ka iniciuar një Projektligj për Trajnimin dhe Zhvillimin Profesional të Punonjësve Administrativë, i cili do të mundësojë përparim të vazhdueshëm profesional dhe përmirësim të aftësive të stafit tonë.


“Besojmë se vetëm me një administratë kompetente dhe të mirëtrajnuar mund të ofrojmë shërbime publike moderne dhe efikase,” deklaroi zëvendësministri Jakimoski.

 

Përmes këtyre reformave dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e biznesit, do të krijohet një ambient më i mirë dhe më dinamik për bizneset, që do të nxisë investimet dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Accessibility Menu