Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në Akademinë Solemne me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes së Popullit Maqedonas. Me ftesë të Sh. E. Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministri Minçev iu bashkua shënimit të këtij momenti historik të rëndësishëm, që simbolizon fillimin e luftës për liri dhe pavarësi të popullit tonë.
Ministri Minçev shprehu përkushtimin e tij ndaj idealeve të kësaj dite dhe theksoi rëndësinë e unitetit, punës së palodhur dhe inovacionit për përparimin e kombit tonë. Ai theksoi se kryengritja e popullit maqedonas dhe përfitimet nga lufta antifashiste mbeten frymëzim për gjeneratat e ardhshme.
“Le të jetë kjo një frymëzim për të gjithë ne që të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri demokratike dhe të drejtë, ku barazia dhe dinjiteti janë vlera themelore,” tha Minçev.
Me këtë, Ministria e Administratës Publike rikonfirmon përkushtimin e saj për ruajtjen e trashëgimisë së kryengritjes dhe për ndërtimin e një Republike të Maqedonisë të begatë dhe ekonomikisht të fuqishme për gjeneratat e ardhshme.